Departamenti i Industrisë së Drurit
Departamenti ka në fokus edukimin profesional dhe shkencor të studentëve në nivelin më të lartë cilësor për të përballuar me sukses nevojat e tregut të punës në fushën e përpunimit teknologjik të lëndës drusore, prodhimit dhe dizenjimit të mobiljeve dhe interierit. Për të përmbushur këtë qëllim, departamenti u ofron studentëve fusha të ndryshme studimi, duke përfshirë bazat e vetive te drurit, përpunimin mekanik, automatizimin e prodhimit, teknikat e projektimit, sistemet CAD-CAM-CAE dhe menaxhimin industrial. Programet janë ideale për studentët që duan të studiojnë në fusha që inkurajojnë inovacionin, kreativitetin, bashkëpunimin dhe eksperimentimin. Ne nxisim dizajnin bazë dhe njohuritë teknike, duke përfshirë histori të ndryshme mobilimi, teori të hapësirës dhe formës, parime të ngjyrës dhe dritës, mobilje dhe orendi ergonomike dhe të aksesueshme, sisteme mjedisore efikase, kulturore dhe sociale përmes dizajnit të brendshëm Programi ynë i mësimdhënies thekson si bazat teorike ashtu edhe praktikën, duke u ofruar studentëve mundësi për të praktikuar aftësitë si ne fushën e teknologjisë se drurit ashtu dhe ne atë te dizajnit te interierit.
Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti
Prof. Dr. Hektor THOMA
- E-mail: sshallari@ubt.edu.al
- Zyra: 201
- Dep. Industrisë së Drurit
Profil i plotë
Stafi Akademik
Prof. Dr. Hektor Thoma
Prof. Dr. Entela Lato
Prof. Asoc. Doklea Quku
Prof. Asoc. Dritan Ajdinaj
Prof. Asoc. Holta Cota
Dr. Erald Kola
Dr. Alketa Grepcka
Dr. Saimir Beqo
Dr. Armond Halebi
Franceska Delia
Besar Shehu