Skip to Content

Departamenti Financë Kontabilitet



Departamenti Financë Kontabilitet është themeluar në vitin 2007, në të njëjtin vit me krijimin dhe ristrukturimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky departament është krijuar duke ruajtur vazhdimësinë e dy katedrave, të Financës dhe Kontabilitetit, që kanë ekzistuar deri në vitin 1994. Departamenti Financë Kontabilitet është organizuar në përputhje me Statutin e UBT, duke pësuar ndryshime sasiore dhe cilësore. Numri i stafit akademik sot është 16 pedagogë, të cilët janë të organizuar në dy grupe mësimore shkencore, Financë dhe Kontabilitet. Stafi i departamentit ka një nivel të lartë kualifikimi në kategoritë Profesor (69 %) dhe Doktor Shkencash (25 %). Programet që ofron departamenti sigurojnë zbatimin e standardeve të edukimit duke rritur mundësitë e bashkëpunimit në kuader të projekteve të BE-së, ERASMUS+ me qëllim rritjen e kapaciteve akademike dhe shkëmbimeve të studentëve me universitete të njohura jashtë vendit.

✅ Misioni

Misioni i Departamentit Financë Kontabilitet është përgatitja e specialisteve të kualifikuar në fushën e financës dhe kontabilitetit për sektorin publik, privat dhe atë jo-fitimprurëse, duke i pajisur me njohuri të thelluara teorike, praktike si edhe shkencore. Misioni do të përmbushet duke ofruar programe studimi në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë, si edhe duke realizuar aktivitete të vazhdueshme në kërkimin shkencor. Ky misioni është në përputhje të plotë me misionin, vizionin dhe planin strategjik të Universitetit Bujqësor të Tiranës, si edhe me prioritetet strategjike për zhvillim dhe integrim të Shqipërisë në BE.

Departamenti Financë Kontabilitet ofron programe studime në tre nivele: i) programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në Financë-Kontabilitet; ii) programi i i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional në dy drejtime, Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim; iii) programi i ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në Financë Kontabilitet; dhe iv) cikli i tretë i studimit në doktoraturë në Financë-Kontabilitet.


Menaxhimi dhe Administrata

Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Skënder UKU

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Financë

Prof. Dr. Drini SALKO

Profil i plotë

Përgjegjës GMK Kontabilitet

Prof. Dr. Hidajet SHEHU

Profil i plotë

Organigrama

Grupi Kërkimor Shkencor

Financë
  • Prof. Dr. Drini Salko 
  • Prof. Dr. Magdalena Bregasi 
  • Prof. Asoc. Skender Uku 
  • Prof. Asoc. Dori Risilia 
  • Prof. Asoc. Shpresa Çela
  • Prof. Asoc. Elton Guberaj 
  • Prof. Asoc. Elona Fejzaj 
  • PhD. Emiljano Mustaqe 
  • Phd. Gerta Gogo 
  • PhD. Eleana Lici 
  • PhD. Gentjan Çera
Kontabilitet
  • Prof. Dr. Hidajet  Shehu
  • Prof. Asoc. Albana  Jupe 
  • Prof. Asoc. Albana Gjoni
  • Prof. Asoc. Aurora  Hoxha
  • Msc. Florinda Zherri