ADMINISTRATOR
ADMINISTRATOR I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS: EDMOND TËRTHORJA
Edmond Tërthorja, aktualisht mban pozicionin e Administratorit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai është autoriteti më i lartë administrativ i institucionit.
Aktivitetet dhe përgjegjësitë e tij kanë të bëjnë me administrimin dhe mire-funksionimin financiar të këtij institucioni. Si i tillë, ai është përfaqësues ligjor i Universitetit për çështjet financiare dhe administrative bazuar në ligjin e arsimit të lartë.
Pozicioni i Drejtorit në Agjencinë Rajonale për Mjedisin në qarkun e Shkodrës, kanë mundësuar rritjen e aftësive profesionale në menaxhimin dhe monitorimin e mjedisit. Kjo u demostrua edhe përmes promovimit të tij në pozicionin e Kryeinspektorit në Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat për qarkun e Shkodrës.
Aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore si: planifikimi organizimi, dhe kontrolli i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në rajonin e Shkodrës formuan figurën e plotë profesionale të tij në drejtim dhe menaxhim, që u pikasën edhe në pozicionin që mban aktualisht.
Në rritjen e tij profesionale ka ndikuar pjesëmarrja në trajnime të ndryshme profesionale në fushën e mjedisit, ruajtjes së pyjeve dhe menaxhimit të ujit; trajnim për administratën publike dhe menaxhimin financiar.
Aktiviteti profesional ndërthuret me aktivizimin e tij social duke qënë anëtar i shoqatës atdhetare “Dukagjini”, duke kontribuar në ruajtjen e vlerave dhe traditive që i përkasin kësaj krahine.