Që nga maji i 2015-ës mban titullin “Profesor i Asociuar” marrë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Prej vitit 2001 ai është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit si përgjegjës për modulet Ekonomiksi Menaxherial dhe Menaxhimi i Cilësisë.
Në periudhën 2012-2016 ka mbajtur postin e zv/dekanit dhe ka qenë përgjegjës për programin e Doktoraturës pranë FEA-s. Nga muaji prill 2016 deri në gusht 2020, ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të departamentit “Drejtim Agrobiznesi”. Në shtator të 2020-ës është emëruar zv/rektor për mësimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai ka botuar 20 artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në 28 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë dhe është i përfshirë në më shumë se 12 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në më shumë se gjysmën e tyre ka qenë koordinator projekti. Fushat e interesit janë Menaxhim Agrobiznesi, Ekonomiksi Menaxherial, Menaxhimi i Fermave si dhe Menaxhimi i Cilësisë dhe Siguria Ushqimore.
Zëvendës rektori për mësimin ka këto detyra dhe kompetenca:
• Organizon dhe kontrollon punën mësimore në nivel universiteti (UBT).
• Harton strukturën e vitit akademik për procesin mësimor në shkallë universiteti dhe ia paraqet Rektorit për miratim.
• Në bashkëpunim me fakultetet e universitetit i paraqet Rektoratit kuotat dhe kriteret e pranimit në ciklin e parë, të dytë dhe tretë të studimeve.
• Kontrollon dhe përgjithëson përvojën mësimore të departamenteve/fakulteteve të UBT-së gjatë procesit mësimor.
• Përgatit në bashkëpunim me strukturat ndihmëse raportin e veprimtarisë mësimore të universitetit dhe ia paraqet Senatit Akademik për miratim.