Vendi ynë tashmë ka mundësinë të prodhojë patate cilësore edhe për eksport - shprehet në një intervistë për Top Channel, eksperti për mbrojtjen e bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shpend Shahini.
Ai shprehet se Laboratori i akredituar i Mbrojtjes së Bimëve në UBT ofron gjithë analizimin e mundshëm të tokës dhe patates bazuar në kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian në mënyrë që patatja të jetë një produkt i përshtatshëm edhe për konsumatorët ndërkombëtarë.
Për më shumë informacion ju lutem vizitoni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=90vqsSkhsPM&t=139s
Dietologia Blerina Bombja ka zhvilluar një intervistë për kanalin e saj në Youtobe në Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve, pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi farat autoktone të drithrave, vlerat e tyre ushqimore, historia dhe kultura shqiptare në kulinari bazuar tek farat autoktone të drithrave.
Prof. Dr. Sokrat Jani theksoi se burimet gjenetike të bimëve që ka Shqipëria janë të çmuara dhe se fermerëve shqiptarë duhet të orientohen në kultivimin e këtyre farërave për të mbuluar kërkesën e tregut vendas me produktet bazë të kulinarisë shqiptare.
Për më shumë informacion vizitoni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=yx_2BaWZYJA
Përgjegjësi i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri, në intervistë për televizionin A2 CNN
.
Përgjegjësi i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri ka dhënë një intervistë për televizionin A2 CNN lidhur me orientimin që duhet të ndjekin maturantët sot drejt profesioneve të bujqësisë për studimet e tyre të larta.
Sipas, Prof. Gurit rinia e sotme duhet të zgjedhë mirë profesionin që të ketë mundësinë që nesër të ndërtojë një karrierë profesionale të qëndrueshme si brenda vendit ashtu edhe jasht tij, dhe këtë ja mundëson UBT.
Për t'u informuar më tepër rreth UBT, Prof. Guri flet më gjerë në intervistën që e gjeni në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=Hgry6cjgZLY
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, intervistë për KLAN NEWS.
Në një tjetër intervistë, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ka bërë me dije vlerat që ka një diplomë e UBT si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, duke i bërë thirrje të gjithë maturantëve dhe të rinjve të hedhin hapa të sigurt për të ardhmen e tyre akademike e profesionale, duke zgjedhur të studiojnë në edukimin bujqësor me një treg pune të garantuar.
Ai ftoi të rinjtë të studiojnë në UBT, në njē universitet ndër më të rankuarit në vend, me një staf të kualifikuar, infrastrukturë moderne, akomodim cilësor, diplomë duale me Universitetin BOKU të Vjenës, e shumë mundësi të tjera për edukimin, kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional.
Për më shumë njohuri mbi vlerën e të studiuarit në UBT, ju ftojmë të ndiqni linkun:
https://youtu.be/i_C8tdjG-SA?si=SDGh_TLCmylYXodc
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, intervistë për Tv KLAN.
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ka zhvilluar një intervistë në Televizionin Klan për rëndësinë e të studiuarit mbi fushën e bujqësisë dhe vlerën që ka diploma e marrë në Universitetin e vetem në vend ku përgatiten profesionistët e kësaj fushe, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ai tha se nga ky vit e në vazhdim studentët e këtij Universiteti do të pajisen me dy diploma, diplomën e UBT dhe diplomën nga Universiteti BOKU i Vjenës, që do të hapë rrugë të sigurta për të ardhmen e tyre në vend dhe jasht tij.
Rëndësia e ekspertëve të sektorit të bujqësisë është theksuar e vlerësuar edhe nga Qeveria e vendit, e cila ka ofruar mbështetje financiare për ata studentë që zgjedhin të studiojnē në degët prioritare që ofrohen në UBT, por edhe nga fakti që tregu vendas i punës është i etur për burime njerëzore në këtë fushë ndaj dhe kërkesa është e lartë.
Për më shumë ju lutem vizitoni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=B-pmYZk7Rws
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Fatbardh Sallaku në intervistë për Report Tv.
Oferta akademike e Universitetit Bujqësor të Tiranës, risitë e tij për edukimin dhe kërkimin shkencor, bursat për programet prioritare, transformimi sipas modelit të Universitetit BOKU të Vjenës, akomodimi dhe mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në UBT ishin disa nga tematikat mbi të cilat Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Rektori i UBT ka zhvilluar një intervistë për Report Tv.
Ai bëri me dije se studentët që vitin e kaluar kanë zgjedhur të studiojnë në degët prioritare në UBT janë mbështetur të gjithë me bursën e financuar nga Qeveria Shqiptare dhe u ka bërë thirrje maturantëve që dëshirojnë të jenë përfitues të saj të zgjedhin të studiojnë për agronomi, zootekni, mbrojtje bimësh, hortikulturë, peshkim, inxhinieri pyjesh, inxhinieri përpunim druri etj.
Teksa ka prezantuar paketën e plotë të përfitimeve që një student merr gjatë viteve të studimit në UBT, Rektori Sallaku ka theksuar se menjëherë pas diplomimit studentët kanë treg pune të garantuar prej kërkesës së lartë për fuqi punëtore në këto profesione, dhe jo vetëm.
Për më shumë ju lutem vizitoni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=nZ8CJoUq0wU
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Fatbardh Sallaku në intervistë për Top-Channel
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ka zhvilluar një intervistë për Top Channel mbi nevojën që vendi ynë ka për agronomë, veterinerë, zooteknikë, specialist peshkimi, inxhinier pyjesh etj.
Maturantët duhet të zgjedhin programet e studimit të UBT pasi tregu i punës është i garantuar, jo vetëm në Shqipëri por edhe me gjerë në Europë e botë.
Prof. Bardhi tha se në harkun kohor të këtyre 5 viteve të gjithë maturantët do të kenë fatin të marin dy diploma atë të UBT dhe të Universitetit Boku të Vjenës, pa harruar edhe mbështeten financiare nga qeveria shqiptare për degët prioritare.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni linkun
:
https://www.youtube.com/watch?v=s44Fmy61www
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku në emisionin “Shqip” për Dritare TV ka renditur arsyet pse një maturant duhet të zgjedhë Universitetin Bujqësor për të ardhmen e tij profesionale.
Binjakëzimi me Universitetin BOKU të Vjenës, diploma duale, bursë për degët prioritare, akomodim cilësor dhe me çmim ekonomik, diplomë e njohur në shumë vende në botë, staf i kualifikuar, treg punë i garantuar, praktika e shkëmbime me shumë universitete nëpër botë, janë disa nga shumë e shumë mundësitë e tjera që studentët përfitojnë duke zgjedhur të studiojnë në një nga shumë programe studimit që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Për të gjithë ju maturantë e të rinj që dëshironi një edukim cilësor, sipas standardeve ndërkombëtare të edukimit e kërkimit, rrugë të hapura për të përmirësuar aftësitë dhe zgjeruar eksperiencat tuaja, punësim të sigurt dhe një të ardhme të qëndrueshme ju ftojmë të dëgjoni intervistën në linkun bashkëngjitur para se të bëni zgjedhjen tuaj:
Prof. Dr. Erinda Lika
Zëvendës Rektore për Shkencën dhe Projektet në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka zhvilluar një intervistë për Televizionin A2 CNN mbi ndikimin e mikroplastikës në shëndetin publik.
Si eksperte e fushës ajo ka shpjeguar mënyrat se si individi vihet në kontakt me mikroplastikën gjatë përditshmërisë, rrugët e përçimit të saj dhe rreziqet që ajo ka në shëndet.
Për më shumë ju lutem ndiqni linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=bjV_IVeecHs
Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri
Shefi i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri ka dhënë një intervistë për Tv Klan lidhur me rëndësinë e binjakëzimi të Universitetit Bujqësor të Tiranës me një ndër universitetet më të mira europiane, siç është Universiteti BOKU i Vienës, që do të sjellë një transformim rrënjësor të këtij institucioni.
Ai theksoi se kjo marrëveshje është një arsye më shumë pse maturantët duhet të zgjedhin të studiojnë në këtë universitet, duke shtuar faktin që mundësitë e punësimit për të sapodiplomuarit në UBT janë thuajse të sigurta prej nevojës së lartë që ka tregu për profesionistë të kualifikuar të fushës.
Për më shumë ju lutem ndiqni linkun:
https://youtu.be/HwwvrsdgBxk?si=STM3dUBrbzjqgqfG
STARTUP10 project: call for local startups operating in the green and blue economy
The STARTUP10 call for startups aims at selecting 140 startups companies operating in the green and blue economy, located in the ten target countries of the project (Albania, BiH, Algeria, Tunisia, Egypt, Lebanon, Jordan, Kenya, Ethiopia, Uganda). They will benefit of a 6-months coaching program in their countries, present a pitch of their entrepreneurial project to an international jury, and win an additional 3-months period of collaboration with an Italian company for an Open Innovation program, a voucher up to €5.000,00 to be used for enhancing their business and the opportunity to come to Italy for an international event where their business will be presented to the community of Italian companies, investors and other stakeholders of the innovation ecosystem. |
Pse duhet të studioni në Universitetin Bujqësor të Tiranës?
{ Universiteti BOKU i Vjenës, Austri “MBËRRIN” në UBT } Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u shpreh se marrëveshja e nënshkruar me Universitetit BOKU të Vjenës shënon një moment historik dhe Qëllimi UBT me BOKU është që të kthehemi në një qendër rajonale për gjithë Ballkanin. Gjithashtu në këtë projekt ne parashikojmë që minimalisht në harkun kohor të katër viteve mbi 200 student të studiojnë në Vjenë, ku dhe më shumë se 100 pedagog do jenë në shkëmbime.” |
Laboratori risi i Universitetit Bujqësor, zbulon COVID dhe sëmundjet e rënda.
|
Newsletter - Vol.12
Dhjetor 2024
|
Newsletter - Vol.11
Nen
tor 2024
|
Newsletter - Vol.10
Tetor 2024
|
|
Prof. Dr. Lumturi Papa
Përgjegjësja e Departamentit të Shkencave Zooteknike në një intervistë për televizionin SCAN mbi vështirësitë në bujqësi.
Teksa ka folur më gjerësisht rreth temës ajo sygjeron mbështetjen për fermat e vogla për të nxitur gjithnjë e më tepër zhvillimin e tyre dhe të sektorit.
Për më shumë:
https://youtu.be/
Zëvendës Rektori për Mësimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Ilir Kapaj ka zhvilluar një intervistë televizive për Radio Televizioni Shqiptar.
Tema mbi të cilën ka folur Prof. Dr. Ilir Kapaj ka të bëjë me bujqësinë e zgjuar, pra përdorimi i teknologjisë moderne nga fermerët dhe nevoja e trajnimit të tyre nga ekspertët e fushës.
Për më shumë: