Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA) është një ndër fakultetet më të rëndësishme të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Ai zë fill që nga viti 1971, me emërtimin Fakulteti i Ekonomisë Agrare dhe funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor të UBT-së. Për pasojë Fakulteti i Ekonomisë Agrare u bë pjesë e Fakultetit të Bujqësisë me dy departamente përkatëse, Departamenti i “Drejtimit të Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i “Ekonomisë dhe Politikave Agrare”.
Ristrukturimi, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave të reja që do të ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.
Në vitin 2007, si pasojë e riorganizimit të Fakultetit të Bujqësisë, u krijua FEA, i cili ka aktualisht gjashtë departamente, Departamenti “Drejtim Agrobiznesit”, Departamenti “Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural”, Departamenti “Financë Kontabilitet”, Departamenti “Matematikë dhe Informatikë”, Departamenti “Menaxhim i Turizmit Rural” dhe Departamenti “Gjuhëve të Huaja”.
FEA është njesia kryesore më e madhe në UBT, me rreth 2900 studentë, 89 anëtarë të stafit akademik dhe 8 anëtarë të stafit ndihmës akademik, si dhe ofron aktualisht 21 diploma në të tre ciklet e studimit. FEA në përbërjen e tij përfaqëson njësinë më të rëndësishme të kërkimit dhe ekspertizës në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Ai ka në fokus jo vetëm edukimin shkencor e profesional të studentëve por edhe konsulencen dhe gjenerimin e ideve për zhvillimin e ekonomisë me orientim bujqësinë.
MISIONI
Misioni i FEA-s është ofrimi i dijeve të thelluara nëpërmjet arsimimit,
kërkimit trajnimit dhe ofrimit të ekspertizës në fushën e ekonomisë dhe
politikave zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës,
kontabilitetit, auditimit, marketingut, agroturizmit, aplikimit të teknologjisë
së informacionit për të përballuar me sukses sfidat dhe nevojat e ekonomisë dhe
zhvillimit rural.
VIZIONI
Vizioni i FEA-s është të jetë një qendër ekselence me reputacion të lartë në nivel kombëtar e rajonal, për prodhimin dhe përhapjen e dijes dhe inovacionit nëpëmjet edukimit profesional dhe shkencor, kërkimit shkencor, jetësimit të inovacionit dhe ofrimit të ekspertizës në dobi të ekonomisë dhe të zhvillimit rural në hapësirën shqipfolëse dhe më gjerë.
Zv. Dekane për Mësimin
Prof. Asoc. Dr. Edmira SHAHU
E-mail:
eozuni@ubt.edu.al
Zyra: 204 B
Dep. Matematikës dhe Informatikës
Zv. Dekane për Shkencën dhe Projektet
Prof. Asoc. Dr. Irma TABAKU
E-mail:
irmaqinami@ubt.edu.al
Zyra: 203 B
Dep.
Ekonomisë
dhe Politikave të Zhvillimit Rural
Administratore
MSc. Jeta SINOJMERI
E-mail:
jsinojmeri@ubt.edu.al
Zyra: 210 B
PROGRAMET E STUDIMIT
Bachelor “Menaxhim Agrobiznesi”
Master i Shkencave “Administrim i Ndërmarrjeve”
Master i Shkencave “Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital"
Master Profesional “Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit"
Departamenti “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural” (EPZhR)
Bachelor “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural”
Bachelor “Ekonomiksi i Aplikuar”
Master i Shkencave “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit të Qëndrushëm (Ekonomi Cirkulare)”
Master Profesional “Ekonomi dhe Politikat agrare"
Departamenti “Financë Kontabilitet” (DFK)
Bachelor “Financë Kontabilitet”
Master i Shkencave “Financë Kontabilitet”
Master Profesional “Financë-Bankë"
Master Profesional “Kontabilitet-Auditim"
Departamenti “Matematikë dhe Informatikë” (DMI)
Bachelor “Informatikë Biznesi”
Master i Shkencave “Informatikë Biznesi”
Master Profesional “Menaxhim Informacioni në Agrobiznes"
Profesional 2-vjeçar “Menaxhim sistemesh informacioni”
Departamenti “Menaxhim Turizmi Rural” (DMTR)
Bachelor “Menaxhim i Turizmit Rural”
Master Profesional “Menaxhim i Turizmit Rural"
STUDIMET E CIKLIT TË TRETË
Master Ekzekutiv
Departamenti “Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural” (EPZhR)
“Planifikim dhe zhvillim ekonomik territorial i zonave rurale”
Doktoratë pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA)
“Ekonomi dhe Agrobiznes”