Është padyshim e domosdoshme krijimi i një database me të dhënat e studentëve që diplomohen pranë UBT, i cili do të ofrojë informacione të përditësuara lidhur me shume aspekte të zhvillimit të karrierës së tyre.
Procesi i gjurmimit të studentëve bazohet në dy faza:
Faza e pare konsisiton me mbajtjen e nje skede për çdo student i cili diplomohet në një nga programet e studimeve që UBT ofron. Këto të dhëna sigurohen nga plotësimi i skeds së gjurmimit që plotësohet nga ana e studentëve gjatë periudhë së diplomimit të tyre.
Faza e dytë; QKA gjurmon ecurinë e studentëve të UBT në tregun e punës, mbasi ata përfundojnë studimet dhe diplomohen. Kështu, përgjatë periudhës së fillimit të vitit të ri akademik, realizohet studimi për këtë qellim. Studimi është online duke shfrytëzuar instrumentin Pyetësor. Targeti i studimit janë studentet e UBT, me kusht që të jenë të diplomuar prej një periudhë një vjeçare nga koha e realizmit të studimit.
Pyetësori nëpërmjet të cilit gjurmohen studentët është, si vijon: https://docs.google.com/forms/d/1Q2u4R5LpUSQ5UIRWG8x405NkX3Gg751pzKedsAu7mTI/viewform?edit_requested=true#responses