SIGURIMI I CILËSISË

Sigurimi  i cilësisë akademike është e një rëndësie kyçe për Universitetin Bujësor të Tiranës, si dhe një nga elementët më thelbësorë të strategjisë së zhvillimit të universitetit.

Një nga kushtet kryesore për arsim me cilësi të lartë në UBT lidhet me zbatimin e përpikmëri të rregullores së studimeve universitare të UBT dhe te rregullores se brendshme të Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë. Gjithashtu sistemi i Sigurimit të Cilësisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara, Deklarata e Bolonjës, si dhe me kërkesat e ASCAL dhe MAS për arsimin e lartë në Shqipëri.

Cilësia e arsimit nënkupton për ne dhe përgatitjen e duhur të studentëve për të qenë të aftë profesionalisht brenda dhe jashtë vendit. Kjo arrihet përmes adoptimit të programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës dhe përmirësimit në vazhdimësi të kurikulave të studimeve.

Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë është përgjegjëse për të garantuar të gjitha procedurat që mbulojnë edukimin në universitet. Objektivat kryesore në këtë drejtim janë:

Diagnostikimi  i gjendjes ekzistuese të cilësisë së arsimit në UBT,

  • Përmirësimi i procesit të cilësisë së arsimit në universitet me qëllim përmbushjen e kërkesave në rritje që lidhen me kërkesat e tregut të punës.
  • Sigurimi i zbatimit të aktiviteteve në kuadër të proceseve individuale të cilësisë së arsimit nga ana e fakulteteve apo departamenteve.
  • Sigurimi i nivelit më të lartë të arsimimit për studentët,
  • Zhvillimi i procedurave efektive, transparente dhe të disponueshme për publikun që sigurojnë cilësi të lartë të arsimit,
  • Sigurimi i zbatimit të aktiviteteve në kuadër të proceseve individuale të cilësisë së arsimit nga ana e fakulteteve apo departamenteve.
  • Sigurimi i informacionit të nevojshëm për të menaxhuar të gjithë procesin arsimor në UBT,
  • Rritja e konkurrencës së universitetit në tregun arsimor,
  • Sigurimi i politikave mbështetëse për stafin,
  • Rritja e lëvizshmërisë së studentëve.