Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU) është një nga njësitë kryesore të Universitetit Bujqësor të Tiranës që kryen aktivitet mesimdhënës dhe kërkimor-shkencor në fushën e Ushqimit dhe Bioteknologjisë.
Si një qendër edukimi dhe kërkimi në arsimin e lartë, FBU zhvillohet mbi bazën e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore duke zbatuar legjislacionin e Arsimit të Lartë, aktet nënligjore, statutin e UBT-së, rregulloret dhe të gjitha aktet administrative që burojnë nga legjislacioni që rregullon veprimtarinë mësimore, kërkimore-shkencore, aktivitetin ekonomik dhe administrativ të UBT-së:
Edukimi në Shkencat dhe Teknologji Ushqimore (ShTU) në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka filluar në vitet 1960, nëpërmjet disiplinave teknologjike, si
Pas viteve 1990, veç disiplinave të mësiperme, u shtuan edhe disiplina të tjera, si:
- - Teknologjia ushqimore
- - Kontrolli higjieno-sanitar i ushqimeve me origjinë blegtorale
- - Mikrobiologjia dhe bioteknologjia ushqimore
Këto disiplina u zhvilluan në departamente të UBT, pa përfillur këtu një numër disiplinash biologjike teorike e zbatuese, të lidhura ngushtë me shkencat dhe teknologjinë ushqimore. Programet mësimore kanë qënë të fokusuara në Industrinë e Agropërpunimit (IAP) dhe në transformimin e produkteve me origjinë bujqësore, pyjet dhe peshkimin. Modulet kryesore përmbanin njohuri shkencore për prodhimin e lendeve të para me origjinë bimore e shtazore, përpunimi pas korrjes, vjeljes, mjeljes, therrjes, transformimet e lëndëve të para në produkte ushqimore, ambalazhimi, ruajtja, shpërndarja dhe tregtimi i tyre. Me vonë u zhvilluan disiplinat shkencore në kuadër të zinxhirit ushqimor ku zbatohen teknologji të manipulimit, transformimit, të ruajtjes dhe sistemet e drejtimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Pas vitit 1992, në Universitetin Bujqesor të Tiranës u krijuan kushtet për ristrukturimin e drejtimeve të diplomimit e të strukturave akademike për zhvillimin e shkencave dhe teknologjisë ushqimore dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore në fushën e ushqimit.
Në vitin 1992, u krijua, fillimisht, Seksioni i Teknologjisë Ushqimore, në varësi të Fakultetit të Agronomisë. Me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 138, datë 04.08.1998, pranë Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, krijohet “Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore” dhe Kursi i Studimit “Teknolog ushqimor”, me kohëzgjatje 4,5 vjet. Për nevojat e zhvillimit të sektorëve të specializuar të industrisë ushqimore në kuadrin e sistemit agroushqimor dhe të sistemit të edukimit jouniversitar, me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.873, datë 05.06.2001, u hap Kursi i Studimit: Teknologji Agroushqimore”, me kohëzgjatje 3 vjet, me tre profile: “Teknologji ushqimore”, “Vreshtari-enologji” dhe “Konservimi i produkteve me origjinë bimore”.
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU) u krijua në 20.09.2007, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 11.07.2007 “Për ndarjen e Fakultetit të Bujqësisë dhe krijimin e tri fakulteteve të reja në UBT”.
MISIONI
FBU, mundëson përgatitjen e specialisteve dhe shkencëtarëve në Inxhinieri agroushqimore (teknologë agroushqimorë e vreshtarë-enologe), Bioteknologëve ushqimore dhe specialistëve për Ushqimin dhe Sigurinë ushqimore, të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor (manipulimin dhe transformimin e lëndëve të para me origjine bimore, shtazore e bioteknologjike, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregëtimin e produkteve ushqimore), përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBU në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trainimit në fushat e mesipërme.
VIZIONI
FBU është dhe zhvillohet si një qendër bashkëkohore studimore, kërkimore dhe transferimi të njohurive, në fushën e bioteknologjisë dhe ushqimit, për krijimin e potencialit teknologjik të vendit dhe kontributin e tij në sektorët e sistemit të prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik të ushqimit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin Evropian. Vizioni i zhvillimit të FBU-së është modernizimi dhe akreditimi i programeve të studimit mbi bazën e konsolidimit periodik të metodave të mësimdhënies, mësimnxënies, aftësimit profesional dhe kërkimkit shkencor për të garantuar që studentët e diplomuar të zotërojnë aftësi shkencore dhe profesionale për të punuar në sektorin e ushqimit, bioteknologjisë ushqimore, përpunimit të ushqimit, sigurisë dhe cilësise së ushqimit, të ushqyerit të njeriut, dhe fushave të tjera të agro-industrisë dhe shkencave të jetës.
Prof. Dr. Kapllan SULAJ,
Dekan
E-mail: ksulaj@ubt.edu.al
Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë
Dr. Ilir Lloha,
Zv. Dekan
E-mail: illoha@ubt.edu.al
Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë
Prof. Asoc. Dr. Anila KOPALI,
Zv. Dekane
E-mail: ankopali@ubt.edu.al
Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore
Bachelor
Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit
Teknologji Agroushqimore
Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Joalkoolike
Master Profesional
Cilësia dhe Siguria Ushqimore
Analizat e Ushqimeve
Master i Shkencave
Teknologji Agroushqimore
Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit
Vreshtari- Enologji
Bioteknologji Ushqimore
Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit të Ushqimeve