Komisioni i Zgjedhjeve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit _ Njoftim

Në mbledhjen e datës 29/04/2024, KZF shpalli fillimin e proçesit të regjistrimit për kategorinë Dekan/Përgjegjës të njësisë bazë/departament dhe Qendrën e Kërkimit, Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB).

Regjistrimet do të kryhen pranë sekretarisë së KZF (Salla 101, Godina Agronomisë). Data e fillimit të regjistrimit është 13/05/2024, dhe data e përfundimit është 17/05/2024, përgjatë orarit 08.00-16.00

Kriteret për drejtues të njësisë kryesore në bazë të nenit 22 të Rregullores "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT"

Kandidatët për drejtues të njësisë kryesore në FBM i përkasin kategorisë "Profesor" dhe mund të vijnë nga radhët e personelit akademik të tij ose jashtë tij. Kandidatët për drejtues të njësisë kryesore vetëkandidohen dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

-           të kenë përvojë në mësimdhënie ose kërkim shkencor jo më pak se 10 (dhjetë) vjet;
-        të kenë përvojë akademike në cilësinë e titullarit të disiplinave të lëndëve, si dhe të kenë zhvilluar programe lëndësh, të kenë përgatitur literaturë mbështetëse dhe ose të kenë zhvilluar projekte kërkimore etj., prej të paktën 5 (pesë) vjetësh.

Nuk mund të kandidojnë për drejtues të njësisë kryesore në UBT, kandidatët që:

-           Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;
-           Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
-           Janë të dënuar më parë për vepra penale;
-           Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;
-      Nuk kanë marrë vlerësim pozitiv në lidhje me ligjshmërinë e përfitimit të gradave dhe titujve akademik si dhe në vlerësimin e kontrollit antiplagjiaturë nga ana e Këshillit të Etikës.
-           Kanë qenë drejtues të njësisë kryesore të zgjedhur për dy ose më shumë mandate të njëpasnjëshme apo të ndara në të njëjtin institucion ku do të kandidojnë.
-        Kanë mbushur moshën për pension sipas nenit 65 të ligjit nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërise .
-           Kanë papajtueshmëri në kuptim të ligjit nr. 45/2015 ”Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” dhe ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
-           Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese

Dokumentacioni që duhet të depozitohet në bazë të nenit 25 të Rregullores ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT” është si më poshtë vijon:

-           Kërkesën për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë; shprehjen e vullnetit për kandidim;
-           Deklarimin se kandidati nuk ka fituar dy mandate si autoritet drejtues në postin për të cilin kërkon të kandidojë;
-           Dëshminë e penalitetit (shkarkohet në e-albania);
-          Deklarimin se nuk ka shkak për të qënë objekt i ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe ligjit nr. 45/2015 ”Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
-           Kopje të dokumentit të identifikimit;
-           Kopje të noterizuar të titullit akademik;
-    Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjiaturë për kandidatët e të gjitha niveleve për autoritete dhe organet drejtuese të UBT, të lëshuar nga Këshilli i Etikës së UBT-së;
-           Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar dhe vitet e punësimit.

Kryetari i KZF

FBM KZF Njoftim 


Komisioni Zgjedhor i Fakultetit të Shkencave Pyjore _ VENDIM Nr. 2