Fakulteti i Shkencave Pyjore
Fakulteti i Shkencave Pyjore u themelua në vitin 1959 si njëri nga tre fakultetet e para të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
FSHP realizon sot në nivelin me të lartë cilësor, edukimin profesional dhe shkencor të studenteve, përmes programeve të studimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e shkencave të pyjeve dhe të drurit.
Që prej themelimit të tij në auditoret e FSHP-së janë diplomuar 1700 specialistë të lartë, të cilët me perkushtim të lartë teknik dhe profesional kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe mbrojtien e burimeve pyjore si ndër pasuritë më të rëndësishme të vendit.
MISIONI
Fakulteti i Shkencave Pyjore të realizojë edukimin profesional e shkencor të studentëve të tij në nivelin më të lartë cilësor, që u mundëson atyre të përballojnë me sukses nevojat e tregut të punës dhe sfidat e zhvillimit të sektorit të pyjeve e drurit, përmes programeve të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit.
VIZIONI
Fakulteti i Shkencave Pyjore të jetë një qëndër bashkëkohore moderne e edukimit universitar e pasuniversitar, kërkimit shkencor dhe trajnimit në fushën e pyjeve e të drurit dhe pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore me kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.
Prof. Asoc. Dr. Dritan AJDINAJ,
Zv. Dekan
E-mail: dajdinaj@ubt.edu.al
Departamenti i Industrisê së Drurit
Organigrama
PROGRAMET E STUDIMIT
Bachelor
Inxhinieri Pyjore Profili: Menaxhimi i zonave te Mbrojtura/Qeverisja e Parqeve Urbane
Dizajni i Mobiljeve dhe Interierit
Inxhinieri Përpunim Druri
Master Profesional
Menaxhimi i Integruar i Pyjeve me Bazë Komuniteti
Konstruksione Druri
Inxhinieri Pyjore
Dizajni e Teknologjia e Mobilimi
Shkenca Pyjore