Përgjegjës i Grupit 

Prof. Dr. Albert KOPALI

Lektor

E-mail: akopali@ubt.edu.al


Edukimi

PhD (Doktor i Shkencave ),  në fushën e Agromjedisit,  Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni i Kualifikimit Shkencor – Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2005.

Master Shkencor në Studime të Thelluara Pasuniversitare në “Hortikulturë-Agronomi ”, Universiteti Bujqësor i Tiranës,  2002.

Shkolla e lartë, Agronom i Lartë,  Fakulteti i Agronomisë, Instituti i Lartë Bujqësor, 1991.

Lëndët

Ekologji, Agroekologji, Ekologji Rurale, Bujqësi Organike, Biodiversiteti, Energjitë e Rinovueshme.

 



Interesat kërkimore

Fushat e kërkimit në Ekologji, Agroekologji dhe Biodiversitet përfshijnë;

  • ekologjia e popullatave dhe dinamikat e komuniteteve në ekosisteme dhe agroekosisteme dhe problemet mjedisore;
  • impaktet e ndryshimeve klimatike dhe përshtatja ndaj tyre në ekosistemet natyrore dhe agroekosisteme;
  • projektimi dhe modelimi i agroekosistemeve të qëndrueshëm dhe sistemeve të bujqësisë organike;
  • studimi i biodiversitetit në ekosisteme, observimi, ruajtja dhe mbrojtja e specieve në ekosisteme (flora dhe fauna) dhe problemet mjedisore.