Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e mësimdhënies duke nisur me Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti “E.Çabej” Gjirokastër dhe më pas në Universitetin Bujqësor të Tiranës duke pasur eksperienca edhe në poste të ndryshme si Këshilltar dhe Shef i Kabinetit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës si dhe specialist i lartë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë pranë kësaj Ministrie.
Ka marrë pjesë dhe referuar në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka kontribuar me një sërë artikujsh shkencorë si autor i parë dhe bashkë-autor në fushën e terminologjisë. Është autor i një serie të gjerë tekstesh universitarë në fushën e Anglishtes për Qëllime Specifike në fusha të ndryshme te dijes dhe shkencës.
Ka punuar si përkthyes i autorizuar për një numër organizmash ndërkombëtarë si Banka Botërore, Bashkimi Europian si dhe në misione të ndryshme të këtyre organizmave.
Edukimi
Prof. Asoc. Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2016.
PhD, Gjuhësi Terminologji, Qendra e Studimeve Albanologjike, 2013.
Master Shkencor në Gjuhësi, Universiteti i Ohajos, SH.B.A, 2001.
Bachelor në Gjuhën Angleze, Universiteti i Tiranës, Tiranë , 1993
Interesat kërkimore
Terminologjia sipas fushave dhe nënfushave të shkencës dhe të dijes.
Studime krahasuese midis gjuhës angleze dhe shqipe.