Bachelor ne “Inxhinieri Agroushqimore” – drejtimi “Teknologji Ushqimore”
Ky program studimi synon pergatitjen e inxhiniereve teknologe ushqimore te afte per te punuar e drejtuar në zinxhirin e perpunimit ushqimor dhe ruajtjes se produkteve ushqimore, si dhe te sistemit te menaxhimit te cilesise dhe sigurise ushqimore. Programi eshte i lidhur me nje pervetesim te thelle te shkencave te kimise, biologjise, biokimise dhe atyre inxhinierike, si dhe me permiresimin e cilesise, sigurise, vlerave ushqyese dhe ekonomike te ushqimeve te ndryshme.
Objektivat dh eqellimet e Programit te Studimit:
- Te pajise studentet me dije ne pershtatje me zhvillimet bashkekohore te shkences se teknologjise agroushqimore, sigurimit te cilesise dhe standardeve europiane, duke synuar pershtatjen e specialisteve te kesaj shkolle me kërkesat e tregut të punës jo vetem brenda vendit por edhe jashte Shqiperise;
- Te pergatise studentete per te projektuar dhe drejtuar zhvillimin dhe prodhimin e produkteve te reja ushqimore me cilesi, te sigurta, me vlera ushqyese dhe te shendetshme, te bazuara mbi parimet e teknologjise agroushqimore;
- Te pergatise studentete cilet te jene te afte te analizojne dhe te zgjidhin cdo problem qe lidhet me perpunimin ushqimor, me qellim garantimin e cilesise dhe sigurise se produktit;
- Te aftesojne studentet e diplomuar per te zhvilluar me tej veprimtari kerkimore, lidhur me pershtatjen e proceseve te perpunimit me vetite materiale te produktit, me qellim qe te siguroje vlerat e shtuara per produktin dhe sigurine ushqimore maksimale.
Bachelor ne “Inxhinieri Agroushqimore” – drejtimi Teknologji Pijesh
Ky program studimi synon pergatitjen e inxhiniereve teknologe te pijeve te afte per te punuar e drejtuar në zinxhirin e prodhimit dhe ruajtjes se pijeve te ndryshme, alkoolike dhe jo-alkoolike, si dhe te sistemit te menaxhimit te cilesise dhe sigurise ushqimore ne kete sektor. Programi eshte i lidhur me nje pervetesim te thelle te shkencave te kimise, biologjise, biokimise dhe atyre inxhinierike, si dhe me permiresimin e cilesise, sigurise, vlerave ushqyese dhe ekonomike te pijeve te ndryshme.
Objektivat dhe qellimet e Programit te Studimit:
- Te pajise studentet me dije ne pershtatje me zhvillimet bashkekohore te shkences se teknologjise se prodhimit te pijeve, sigurimit te cilesise dhe standardeve europiane, duke synuar pershtatjen e specialisteve te kesaj shkolle me kërkesat e tregut të punës jo vetem brenda vendit por edhe jashte Shqiperise;
- Te pergatise studentet per te projektuar dhe drejtuar zhvillimin dhe prodhimin e pijeve te reja me cilesi, te sigurta, me vlera ushqyese dhe te shendetshme, te bazuara mbi parimet e teknologjise agroushqimore;
- Te pergatise studente te cilet te jene te afte te analizojne dhe te zgjidhin cdo problem qe lidhet me prodhimin dhe pergatitjen e pijeve te ndryshme, me qellim garantimin e cilesise dhe sigurise se produktit;
- Te aftesojne studentet e diplomuar per te zhvilluar me tej veprimtari kerkimore, lidhur me pershtatjen e proceseve te perpunimit me vetite materiale te produktit, me qellim qe te siguroje vlera te shtuara per produktin dhe sigurine ushqimore maksimale.