Zhvillohet Ceremonia e 10 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar e organizua nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, veçanërisht Fakulteti i Shkencave Pyjore si djepi i profesionistëve të rinj të këtij sektori.
Qëllimi i kësaj ceremonie ishte ndërgjegjësimi për mbrojtjen dhe shtimin e sipërfaqeve pyjore dhe vënien e tyre në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm, duke nxitur mbrojtjen e këtij thesari të çmuar natyror dhe transmetimin në mënyrë sa më të shëndetshme tek brezat e ardhshëm.
Në të morën pjesë figura të rëndësishme të sektorit të shërbimit pyjor në vend dhe në rajon. Përmendim këtu: Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Mirela Kumbaro; Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Z. Artur Kalo dhe përfaqësues të tjerë nga AKP; përfaqësues nga AZHBR; përfaqësues të këtij sektori nga Kosova dhe profesorë e specialistë të ndryshëm të shkencave pyjore.
Në fjalimin e tyre, personalitetet vendosën theksin tek gjendja aktuale dhe e ardhmja e këtij sektori, tek ajo se çfarë duhet të bëhet për mbrojtjen dhe përmirësimin e ekosistemeve pyjore ndikuar nga transformimet klimatike, ndërtimin dhe hartimin e regjistrit të pyjeve, inventarin e pyjeve, moratorumin, hartimin e planeve të mbarështimit në të gjithë territorin etj. .
Ministrja Kumbaro nga sot e shpalli vitin 2023-2024 "Vitin e Pyjeve", teksa i mëshoi faktit të krijimit dhe zbatimit të masave e planeve të hartuara në nivel financiar dhe administrative dhe arritjen e objektivave të synuar në zhvillimin e përmirësimin e këtij sektori në vend.
Certifikata Mirënjohje u shpërndanë për disa figura të shquara që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij burimi natyror të pazëvendësueshëm në vend.
Në përfundim u zhvillua dhe një ekspozitë e hapur ku të gjithë mund të shihnin pasuritë e çmueshme pyjore të vendit tonë dhe botime të ndryshme të fushës.