Congratulation stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës në projektet READ!!!!

Në datë 4 Qershor u zhvillua në ambientet e Hotel Hilton takimi me fituesit e thirrjes së tretë në projektin (READ) Research Expertise nga Academic Diaspora, mbështetur nga Albanian- American Development Foundation (AADF).

Universiteti Bujqësor i Tiranës është fitues i 4 projekteve në programin READ që do të implementohen në bashkëpunim me Diasporën Akademike.

Gjatë takimit pjesëmarrësit u prezantuan me procedurat e raportimit mbi ecurinë e projektit.

Falenderues për bashkëpunimin me AADF që gjithmonë mbështet kërkuesit në rritjen e cilësisë në kërkimin shkencor dhe fuqizimin e universiteteve.

Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e Kampionatit Ndërkombëtar Studentor “25th PCU Game”