Stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe studentët nga të pesë fakultetet e tij u solidarizuan me thirrjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për dhurim vullnetar të gjakut për njerzit që kanë nevojë jetike për të.
Universiteti Bujqësor i Tiranës shpreh falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan këtij akti human dhe fisnik për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Si në çdo kauz tjetër në shërbim të misionit social si institucion i lartë akademik, UBT është gjithmonë i gatshëm të bashkohet dhe të iniciojë kauza sociale në shërbim të shoqërisë, me shpresën për të ndihmuar sadopak me kontributin e tij.
Për të
gjithë ata që duan të ofrojnë mbështetjen e tyre duke dhuruar gjak, QKTGj do të
jetë në ambientet e UBT deri ditën e premte, datë 08.03.2024, në godinën e
Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.