Pjesë e arritjeve mbi kërkimin shkencor në vitet 2018-2023 është dhe Universiteti Bujqësor me disa nga projekte të infrastrukturës të financuar nga AKKSHI, me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Rezultat i këtij bashkëpunimi është Laboratori i Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit të Kafshëve, Laboratori i Trajtimit Termik të Drurit, që u vijnë në ndihmë studentëve të masterit shkencor, të doktoraturës dhe kërkuesve të rinj në punimet e tyre shkencore.