Konferencë shkencore me rastin e Ditës Botërore të Tokës
Një tokë e shëndetshme ofron ushqim të shëndetshem, ruan natyrën, dhe mbron nga ndryshimet klimatike: Pakti i Gjelbërt i BE dhe ndikimi i tij në menaxhimin e burimeve tokësore në Shqipëri
5 Dhjetor 2022, Tiranë
Në vitin 2015 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 Dhjetor si Dita Botërore e Tokës. Edhe pse roli i tokës/dheut ndoshta nuk është i njohur mirë për të gjithë ai ofron një numër të pafund shërbimesh për ekosisteme të ndryshme. Mjafton të thuhet se 95% e ushqimit që konsumehet çdo ditë vjen pikërisht nga ky burim i pazëvendësueshëm. Për më tepër, toka në shkallë globale është në gjendje të ruajë sasi kolosale të karbonit organik, shumë më tepër se sasia që ndodhet në biomasën sipërfaqësore dhe në atmosferë së bashku. Sidoqoftë, toka bujqësore është shumë e ndjeshme ndaj përdorimit pa kriter dhe mund të kthehet në burim të lëshimit të karbonit organik në atmosferë në formën e dioksidit të karbonit (CO2) me pasojë ndryshimet klimatike.
Vetëm në Bashkimin Europian është vlerësuar që dëmi i shkaktuar nga degradimi i tokës i kushton BE-së 50 miliardë euro në vit, ndërsa në shkallë globale dëmi është disa herë më i madh. Disa nga faktorët më shqetësues të degradimit të tokës përfshijnë erozionin, rrëshqitjet e dherave, ndotjen kimike, kripëzimin, urbanizimin, uljen e pjellorisë natyrale dhe lëndës organike, si dhe biodiversitetit.
Për të përballuar këto probleme tepër kritike, Bashkimi Europian në kuadrin e Paktit të Gjelbërt, për herë të parë e ka vënë tokën në shkallën më të lartë të interesit duke e barazuar me luftën kundër ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e ujrave, qytetet smart dhe luftën kundër kancerit. Në këtë kuadër BE ka miratuar një Mision të posaçëm të quajtur Pakti Europian peër Ruajtjen dhe Menaxhimin e Tokës.
Shqipëria është një vend i bekuar edhe për sa i përket tokave të saj, por ashtu si në BE, edhe në Shqipëri toka është nën ndikimin e faktorëve të sipërmendur. Mbi të gjitha erozioni dhe ndotja kimike janë disa nga faktorët më shqetësues, pa harruar faktin se urbanizimi i 30 viteve të fundit në pjesën më të madhe u shtri në tokat më pjellore të vendit. Mjafton të krahasohet si ishte Tirana dhe disa nga qytetet e mëdha të vendit para këtyre viteve dhe si është sot.
Konferenca ka për qëllim të ofrojë një njohje të gjendjes konkrete të tokave bujqësore në Shqipëri si në lidhje me legjislacionin dhe administrimin e saj duke e konfrontuar edhe me politikat e BE-së si dhe me aspekte të kërkimit shkencor dhe të mësimdhënies. Ajo do të përfshijë kumtesa të specialistëve vendas dhe të diasporës dhe do të ofrojë edhe një plan masash që duhen marrë për të mbështetur menaxhimin e qëndrueshëm të tokës në Shqipëri.
Organizatorët
- Akademia e Shkencave e Shqipërisë
- Universiteti Bujqësor i Tiranës
- Agroscope, Zvicër
- CIHEAM Bari, Italy
- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Data, ora dhe vendi i mbajtjes së veprimtarisë
05 Dhjetor 2022, Akademia e Shkencave, Tiranë
Kontribues në veprimtari
Lista paraprake e komitetit shkencor dhe organizues jepet bashkëlidhur.
Pjesëmarrës të mundshëm
Universitete të huaja, institucione vendimarrëse në vend, institucione të ndryshme kërkimore të rajonit dhe Europës
Qëllimi i veprimtarisë
Konferenca ka për qëllim të bashkojë kërkues, specialistë dhe biznesmenë me përvoja të spikatura në fushën e menaxhimit të tokës dhe të studimeve të lidhura me të, për të paraqitur përvojat më të mira pozitive në menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës.
Mbi organizimin e konferencës
Konferenca është një thirrje e hapur për të gjithë të interesuarit dhe do të zhvillohet më 5 dhjetor 2022. Jeni të mirëpritur të paraqisni punimet tuaja për një kumtesë shkencore 20 min ose një prezantim poster. Do të shqyrtohet dhe mundësia e e-poster-ave.
Të gjitha abstraktet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 25 nëntor 2022 në adresën: ksht@ubt.edu.al.
Libri i Abstrakteve duhet të jetë gati me fillimin e Konferencës. Artikuj të plotë do të botohen si nr special i JNTS-së në 2023 duke iu përmbajtur rregullave të revistës.
Data të rëndësishme
Lista finale e komitetit shkencor dhe organizues 7 nëntor 2022
Përgatitja e logos së konferencës 10 nëntor 2022
Ndërtimi i faqes së konferencës 12 nëntor 2022
Shpallja e thirrjes së konferencës 12 nëntor 2022
Afati i regjistrimit dhe dorëzimit të abstrakteve 25 nëntor 2022
Njoftimi për pranimin e abstraktit 30 nëntor 2022
Përmbyllja e programit të Konferencës 1 dhjetor 2022
Përmbyllja e librit të abstrakteve të konferencës 4 dhjetor 2022
Sesionet me tematikat e tyre:
- Sesioni i parë: Zhvillimet në Menaxhimin e Tokës në Shqipëri
- Sesioni i dytë: Sistemi i Informacionit të tokës në Shqipëri
Komiteti honorifik
Akad.Skënder Gjinushi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Akad. Efigjeni Kongjika, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Akad. Asociuar. Fatbardh Sallaku, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Akad. Neki Frashëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Komiteti shkencor dhe organizues
Prof. dr. Sokrat Sinaj, Federal Department of Economic Affairs, Agroscope, Zvicër.
Akad. Nazim Gruda, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Prof. dr. Pandi Zdruli, CIHEAM Bari, Itali
Prof. dr. Ilir Kristo, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. dr. Seit Shallari, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Dr. Romina Koto, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Dr. Anita Berberi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Prof. dr. Ferdi Brahushi, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. dr. Ardian Maci, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. dr. Aida Bani, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. dr. Evan Rroco, Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. asoc. Irfan Tarreli, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Dr. Ilir Salillari, Qendra e transferimit dhe teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë
Prof. dr. Robert Damo, Universiteti Fan Noli, Korçë
Pika Kontakti
Dr. Romina Koto
Email: rkoto@ubt.edu.al
Dr. Anita Berberi
Email: anita.berberi@akad.gov.al