Krenarë të presim në UBT ish-studentët tanë për të rrëfyer historinë e tyre të suksesit profesional falë diplomës së marrë në këtë Universitet.
Tea Sinamati është njëra prej tyre, e cila ka mbaruar studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT, në degën “Inxhinier agromjedis dhe ekologji” 8 vite më parë.
Sot ajo vjen në këtë Fakultet në një leksion të hapur për studentët me temë “Zhvillimi i praktikave profesionale dhe tregu i punës në Shqipëri. Njohja me legjislacionin shqiptar të mjedisit”, ku i informoi më në detaje ata mbi rregullat, detyrat praktike dhe përgjegjësinë e punës së një inxhinieri mjedisi bazuar në eksperiencat e saj të punës përgjatë këtyre viteve.
Ajo shprehet se diploma e UBT e ka ndihmuar të punojë në profesionin e saj menjëherë pas studimeve duke kontribuar në vendin e saj si inxhinere mjedisi në studio mjedisore për më shumë se 100 biznese dhe industri të ndryshme.
Më tej, Znj. Sinamati këshilloi studentët që të përvetësojnë gjithnjë e më tepër njohuritë e marra nga ky Universitet, ku ofrohen profesione të veçanta, të pazëvendësueshme dhe të domosdoshme për vendin, për t'i zbatuar më pas në jetën e tyre profesionale drejt një karriere të suksesshme.
Tashmë
ajo ka edhe një studio mjedisore të saj, SINAMATI Sh.p.k, ku ofron shërbime të
ndryshme për më shumë se 200 subjekte në të gjithë Shipërinë dhe fton studentët
e UBT të bëhen pjesë përmes praktikave profesionale me pagesë pse jo dhe
punësimit.