Prof. Asoc. Dr. Alban Tartari zhvilloi një leksion të hapur me temë "Raportimi dhe komunikimi institucional, marrëdhëniet me publikun online".
Leksioni ofroi dije dhe këshillim karriere për studentët mbi rëndësinë e komunikimit dhe dallimin mes llojeve të ndryshme të tij, pse është i rëndësishëm komunikimi institucional dhe cilat janë specifikat e tij, kanalet e komunikimit, përcaktimi i publikut të cilit i drejtohemi dhe trendet aktuale të komunikimit dhe marrëdhënieve publike.
Ndërsa tregoi eksperiencat e tij në tregun e punës ndër vite, Prof. Tartari tha për studentët se komunikimi është mjeti më i rëndësishëm, për të mos thënë kryesori, në zhvillimin e karrierës së një individi.
Sipas tij, nëse një person di të komunikojë shumë mirë ai ka shumë mundësi të jetë një profesionist i suksesshëm.
Studentët shprehën një interes dhe një vlerësim të madh mbi leksionin.