Rinovohet edhe për pesë vite të tjera “Marrëveshja e Bashkëpunimit Shkencor” që Universiteti Aristoteli ka nënshkruar me Universitetin Bujqësor të Tiranës
Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Aristotle University of Thessaloniki, Profesor Dhimitrios Koveos dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, në zyrat e senatit Aristotle University of Thessaloniki.
Marrëveshja parashikon forcimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kërkimor midis dy universiteteve, duke nxitur shkëmbimin e profesorëve, partnerëve kërkimorë dhe shkencorë.
Nga Aristotle University of Thessaloniki pjesëmarrës në takim ishin: Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Mjedisit Natyror, Prof. Apostolos Apostolidhis; Kryetari i Departamentit të Pyjeve dhe Mjedisit Natyror, Prof. Aleksandhros Dhimitrakopulos; Kryetari i Departamentit të Bujqësisë, Prof. Stefanos Kuduras; Profesor i Departamentit të Pyjeve dhe Mjedisit Natyror, Prof. Ilias Vulgaridhis.
Universiteti Bujqësor i Tiranës, institucioni publik më i vjetër i arsimit të lartë në vend që përgatit profesionisë të sektorit bujqësor, vazhdon të fuqëzojë objektivin e tij kryesor për zgjerimin e këtyre bashkëpunimeve tepër frytdhënëse për të dyja palët.