Nënshkrimi i memorandumit u bë nga Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Drejtuesi Ekzekutiv i Qendrës “Trees For Lure”, Z. Pavel Kunc.
Përmes saj, palët do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë për zhvillimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, proceseve të vlerësimit të shërbimeve, praktikave mësimore, si dhe për hartimin e politikave të reja sociale, programeve e projekteve të shërbimit për komunitetin.
Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja dhe zhvillimi i mëtejshëm i njohurive profesionale dhe akademike dhe shkëmbimi i praktikave më të mira në fushat me interes të përbashkët, përmes kërkimit mbi agropylltarinë, shkëmbimit të informacionit teknik, angazhimit në dialog mbi menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, burimeve natyrore, biodiversitetit dhe përmirësimit të angazhimit të komuniteteve pyjore etj.