Panairi i Librit Akademik

Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Për të tretin vit radhazi UBT është pjesëmarrës në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës që synon të promovojë arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare në të gjithë hapësirën shqiptare.

Zëvendës Rektorja për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet, Prof. Asoc. Dr. Romina Koto teksa përshëndeti këtë nismë, theksoi se UBT është gjithnjë në shërbim të promovimit të botimeve akademike e shkencore duke suportuar lehtësimin e rrugës së librit akademik dhe shkencor drejt lexuesit.

Gjatë fjalës së saj, ajo prezantoi dhe disa nga botimet e fundit të profesorëve të UBT, ku përmendim:

• Financa ndërkombëtare – Prof. Dr. Drini Salko, Orfea Dhuci, Tonin Kola;

• Erëzat – Prof. Dr. Nikoll Bardhi;

• Ngjitja e lustrimit të drurit – Prof. Asoc. Dritan Ajdinaj;

• Teknologjia e përpunimit të mishit – Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dr. Vilma Gurazi.

 

Universiteti Bujqësor i Tiranës partner në Projektin “Startup10”, financuar nga Qeveria Italiane