Në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të zhvillohet një sesion informues nga German Academic Exchange Service (DAAD- Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik) më 6 nëntor 2023.
Dita informuese do të zhvillohet në sallën “Goethe” tek godina e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në orën 10:00 - 11:00.
Si organizata më e madhe financuese në botë për shkëmbimin ndërkombëtar të studentëve dhe studiuesve, shihet me interes të marin pjesë në këtë sesion informues studentët e nivelit bachelor, master dhe doktoraturë.
Gjatë sesionit do të jepen të gjithë informacionet e nevojshme mbi bursat e studimit të ofruara nga DAAD duke përfshirë të gjitha fushat e studimit.