Takim me delegacionin Bullgar

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku bashkë me stafin e tij pritën sot në një takim Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri Z. Ivaylo Kirov, Përgjegjësin për Kulturën e Arsimin në Ambasadë Z. Asen Paçev, po ashtu edhe Përfaqësues nga Universiteti Trakia (Stara Zagora, Bullgari), Prof. Ilia Tsachev, Znj. Stoyanka Pastarmova dhe Z. Plamen Genov.

Duke falenderuar delegacionin bullgar për vizitën në UBT, Rektori Sallaku i njohu ata pak më tepër me Universitetin Bujqësor të Tiranës, programet e studimit që ofrohen në pesë fakultetet, laboratorët, kërkimin shkencor, infrastrukturën, shërbimet për palën e tretë e deri tek objektivat dhe vizioni për të ardhmen.

Gjatë takimit u diskutua rreth fushave të bashkëpunimit mes dy institucioneve akademike, duke ju referuar shkëmbimit të studentëve, stafit akademik, kërkimit shkencore dhe shkëmbimit të teknologjive.

Të hapur për bashkëpunim, me ofrimin e mbështetjes edhe nga Ambasada Bullgare në Shqipëri, të dyja palët u dakordësuan në hartimin e një marrëveshjeje me interes të ndërsjelltë për dy universitetet, e cila do të iniciojë edhe takimin e radhës mes tyre.

UBT informon maturantët e qytetit të Sarandës, Korçës, Lushnjës, Ersekës,Pogradecit dhe Vlorës mbi degët, programet e studimit dhe kriteret e pranimit.