Thirrje për pjesëmarrje në Projektin STARTUP10
🗓️ Data: 4 Prill 2024 🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Destil Creative Hub, Tiranë

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me CIHEAM Bari hap thirrjen për pjesëmarrje në projektin Startup10 të financuar nga Kooperacioni Italian.

UBT bashkohet me qëllimin e kësaj nisme për promovimin e sigurisë ushqimore dhe punësimin e të rinjve në 10 vendet partnere në këtë projekt, ku nga 140 kompani startup të specializuara në zgjidhje inovative brenda sektorëve të fushës së ekonomisë dhe marketingut me fokus dixhitalizimin, 21 prej tyre do të jenë nga Shqipëria.

Për këtë aryse, si një ndër partnerët e këtij projekti, UBT fton të sapodiplomuarit apo të rinjtë që kanë një kompani fillestare të përmirësojë biznesin e tyre  përmes trajnimeve inovative dhe mundësive të bashkëpunimit me kompanitë italiane në një program të hapur inovacioni. 

Për më shumë detaje dhe njohuri nga ekspertë me eksperiencë shumëvjeçare dhe ndërkombëtare në këtë fushë, ju ftojmë të merni pjesë në eventin e organizuar më 4 Prill 2024, në orën 18:00, në Destil Creative Hub.




Trajnim nga inspektorë të DPMZSH