Trajnim në kuadër të Skemës Kombëtare të "Trajnimit në Bujqësi"

Një tjetër demonstrim është zhvilluar nga pedagogia e Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Etleva Delia, më datë 21.05.2024 pranë fermës blegtorale të mbarështimit të gjedhit me pronar Z. Sokol Prençi, Laknas, Tiranë.

Në këtë aktivitet morën pjesë specialistë zooteknikë dhe agronomë të AREB-Tiranë, si dhe fermerë të zonës të interesuar për problemet e të ushqyerit të gjedhit dhe teknologjitë e përpunimit të ushqimeve për blegtorinë.

Tematika e kësaj dite demonstrimi kishte të bënte me teknologjitë e përgatitjes së barit të thatë të jonxhës, vlerësimin e cilësisë së barit dhe llogaritjen e peshës volumetrike të tij.

*Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti ‘Fermat Lider’, ku pedagogët më me përvojë të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë teknologjitë bujqësore në 50 ferma që janë zgjedhur pëmes aplikimit nga e gjithë Shqipëria.


Trajnim nga Profesoret e UBT në kuadër të Skemës Kombëtare të "Trajnimit në Bujqësi"