Trajnim në kuadër të Skemës Kombëtare të "Trajnimit në Bujqësi"

Në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider”, në ullishten e fermerit Z. Bari Tushe në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë, me një sipërfaqe rreth 16 ha (6000 rrënjë), po implementohet për herë të parë protokolli i plotë i kontrollit biologjik të dëmtuesve, duke përdorur bioinsekticidin Bacillus thuringiensis var, Kurstaki.

Bazuar në kërkesën kryesore të sigurisë ushqimore, objektivi i mbrojtjes nga dëmtuesit është garantimi i pastërtisë fitosanitare deri në vjelje dhe përftimi i një vaji cilësor pa mbetje pesticidesh, konsideruar si një risi në vendin tonë.

Pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë pjesë e implementimit të projektit të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, në rastin specifik Prof. Dr. Shpend Shahini dhe Dr. Aris Huqi, në datat 11 dhe 12 Qershor, përgatitën dhe drejtuan trajtimin e parë në të gjithë sipërfaqen e ullishtes me këtë bioinsekticid. Pas këtij trajtimi do të vlerësohet efektiviteti teknik dhe do të gjykohet nëse do të jetë i nevojshëm një trajtim i dytë.


GROWING TALENTS: A NEW GENERATION OF INNOVATION MANAGERS 4 GREEN INNOVATION ECOSYSTEM