Trajnim nga Profesoret e UBT në kuadër të Skemës Kombëtare të "Trajnimit në Bujqësi"

Më datë 24 Maj, pedagogu Dr. Baki Dervishi ofroi asistencën e tij profesionale duke zhvilluar një demonstrim fushor për operacionet e gjelbra pranë vreshtit të Z. Durim Negollari në Rrogozhinë. Në këtë takim morën pjesë 35 vreshtarë, specialistë të DB Tiranë, Kavajë dhe Rrogozhinë, si edhe Drejtori i Bujqësisë së Tiranës, Z. Ali Kaxhaja dhe Shefi i Ekstensionit të AREB Tiranë, Z. Zydi Çullhai.

Gjatë kësaj asistence fushore Dr. Dervishi dha këshilla lidhur me operacionet e gjelbra, cilat janë këto operacione, koncepti dhe qëllimi i kryerjes së tyre, çfarë arrihet përmes tyre dhe përcaktimi i raportit të lastarëve frutorë me lastarët jo-frutorë dhe përcaktimi i raportit të sipërfaqes asimiluse të gjetheve me sipërfaqen totale të cipave të kokrrave të rrushit.

U dhanë rekomandime mbi proceset e pastrimit të barërave të këqija nëpërmjet punimeve dhe plehrimi në momentin e lidhjes së frutave, bazuar në analizat kimike dhe në bilancin e plehrave në fermë.

Dr. Dervishi bëri me dije se në vazhdimësi do të jepet asistencë mbi marrjen e kryerjen e analizave kimike apo trajtimin e problemeve të tjera që mund të lindin hap pas hapi dhe do ju vihen në dispozicion disa materiale e botime për sektorin e vreshtarisë.

*Ky aktivitetit zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti ‘Fermat Lider’, ku pedagogët më me përvojë të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë teknologjitë bujqësore në 50 ferma që janë zgjedhur pëmes aplikimit nga e gjithë Shqipëria.

Congratulation stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës në projektet READ!!!!