UBT informon maturantët e qytetit të Sarandës, Korçës, Lushnjës, Ersekës,Pogradecit dhe Vlorës mbi degët, programet e studimit dhe kriteret e pranimit.

Në vazhdim të programit të panairit “Ditët e  Informimit të Maturantëve”, ekipi  përfaqësues nga të pesë fakultetet e Universitetit Bujqësor të Tiranës prezantoi  për maturantët e qyteteve të ndryshme ofertën akademike të UBT dhe mundësitë e shumta që ai ofron për studentët, duke i këshilluar apo orientuar për ndjekjen e studimeve universitare aty, për të patur një të ardhme të shkëlqyer profesionale dhe punësimin të sigurt.

Maturantët u njohën me rëndësinë e të studiuarit në UBT, me të gjitha programet e studimit, përfshirë edhe diplomat duale si një risi,, degët me prioritet kombëtar që një student gjen në UBT dhe përfitimet që kanë, bursat gjatë studimeve, intershipet që studentët e UBT zhvillojnë si brenda dhe jashtë vendit nga marrëveshje të ndryshme që kemi me shumë universitete evropiane dhe jo vetëm, intershipe me institucione apo biznese të ndryshme në vend, godinat e reja studentore brenda kampusit të UBT apo dhe shërbimet e tjera studentore që ofrohen në UBT nga strukturat përbërëse të saj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton të gjithë maturantët të zgjedhin UBT, një univers unik dijesh që ofron njohuri në fushën e bujqësisë dhe mjedisit, bioteknologjisë dhe ushqimit, ekonomisë dhe agrobiznesit, shkencave pyjore dhe mjekësisë veterinare.

Zgjidh UBT, Universitetin e jetës!


Thirrje për pjesëmarrje në Projektin STARTUP10