Universiteti Bujqësor i Tiranës merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë në kuadër të festimeve të “Javës së Evropës 2024”

UBT u përfaqësua në aktivitetin “EU Fair” në sheshin “Italia” nga Qendra e Karrierës dhe Alumni dhe Zyra Erasmus, si edhe nga disa studentë të UBT-së.

Përgjatë panairit përcollëm në monitor videomesazhe të studentëve të fakulteteve të ndryshme të UBT-së, të cilët aktualisht ndodhen me Erasmus në vende të ndryshme, si në Poloni, Letoni, Lituani, Portugali, Bullgari etj.

Në panair stafi i UBT së bashku me studentët shkëmbyen informacione edhe me universitete të tjera përmes diskutimeve, prezantimeve të projekteve të ndryshme apo aktiviteteve muzikore.


Ceremonia e nderimit të figurës së shquar Prof. Dr. Xhafer Qosja dhe të veprave të tij