Realizimi i kursit u arrit falë bashkëpunimit midis AICS, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, OJQ-ve VIS, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ISRE/IUSVE, financuar nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo AICS Tirana.
Në të morën pjesë Zv. Ministri i Bujgësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici; Dr. Stefania Vizzaccoard, Drejtoreshë e AICS Tirana; Dr. Michela Possamai, President i ISR; Rektor i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe studentë e partnerë të tjerë pjesëmarrës në kurs.
Në fjalën e tyre, ata theksuan vlerat dhe rëndësinë e zhvillimit të këtij kursi për sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Agjentët e Zhvillimit Lokal do të jenë liderët e zhvillimit të qëndrueshëm në zonat lokale duke ndarë tematikat dhe praktikate thelbësore të zhvillimit rural në kuadër të qasjeve ndërkombëtare.
Gjatë takimit u zhvillua edhe një prezantim mbi rolin, funksionet dhe përvojën e kursit nga Prof. Asoc. Dr. Fatmir Guri, Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural nga Prof. Asoc. Dr. Etleva Dashi (UBT), Dr. Giulio Antonini (IUSVE), Dr. Anna Carboni (VIS Albania) dhe studentë të këtij kursi Valbona Troci e Silvester Dugaj.