Krenarë që studentët tanë të formuar profesionalisht ndër vite nga ky Universitet, sot prezantojnë arritjet e punës së tyre

Jemi krenarë që studentët tanë të formuar profesionalisht ndër vite nga ky Universitet, sot prezantojnë arritjet e punës së tyre në universitetet ndërkombëtare më me emër.

Njëra prej tyre është Anjeza Bekolli, studente e Doktoraturës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Departamentin e  Matematikës dhe Informatikës. 

Në kuadër të programit Erasmus, Anjeza zhvilloi më tej studimet e tezës së doktoraturës në Universitetin e Zaragozës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit. 

Rezultatet e saj të para teorike dhe aplikative të punimit të doktoraturës Anjeza i ka prezantuar edhe në Qendrën Kërkimore Operacionale/ Grupin Kërkimor Shkencor për Teorinë e Lojës, në Universitetin Miguel Hernandez.

Këto rezultate konsistojnë në zgjerimin e një modeli teorik për aplikimin e teorisë së lojës kooperative në një zinxhir furnizimi në sektorin e bujqësisë me një fermer dhe disa shpërndarës.

Leksion i hapur me Tea Sinamati