Në datat 19-20 Janar 2023, në ambjentet e pallatit të sportit Asllan Rusi,
Federata Shqiptare e Sporteve Universitare dhe me mbështetjen e Bashkisë
Tiranë, zhvilloi Kampionatin Kombëtar Universitar të Ping Pongut. Në aktivitet
morrën pjesë rreth 60 studentë sportistë nga të gjitha universitetet e
Shqipërisë. Universiteti Bujqësor i Tiranës, u përfaqësua me tre studentë
sportistë në sportin e Ping Pongut të cilit ishin Ervin ÇERAJ, Aren RAMAJ dhe
Aridon RAMAJ dhe që i përkasin Fakultetit të
Bujqësisë dhe Mjedisit. Për universitetin tonë është hera e parë që marrim
pjesë në këtë disiplinë sportive për meshkuj. Duhet theksuar fakti që
kampionati ishte shumë cilësor si për infrastrukturë, pjesëmarrje dhe cilësinë
sportive të studentëve. Në fund të kampionatit, Universiteti Bujqësor i Tiranës
u rendit në vendin e dytë (nënkampion të Shqipërisë), ndërsa
vendin e parë e zuri studenti Sadush Tosuni, nga Unversiteti Aleksandër Xhuvani
(Elbasan), i cili është kampion kombëtar për të disatin vit dhe që do
përfaqësojë shqipërinë në Kampionatin Botërror të Sporteve Universitare që do
zhvillohen nga 28 korriku deri më 8 gusht 2023 në Kinë (Chengdu).