Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+, njofton studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit të aplikojnë për 1 bursë studentore për të zhvilluar një periudhë mobiliteti në Universitetin e Ekonomisë në Katowice, Poloni.
Dokumentët për të marrë pjesë në aplikim janë:
- CV në formatin Europass
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Listë notash në gjuhën angleze
- Kopje e Pasaportës
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues, bazuar në dokumentacionin e dorëzuar dhe intervistat.
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet deri më datë 29 Prill 2022 nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al