Universiteti Bujqësor i Tiranës, në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Sofia St. Kliment Ohridski fton të gjithë studentet e ciklit Bachelor dhe Master të Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të aplikojnë për të zhvilluar një periudhë mobiliteti Erasmus+.
Dokumentët për të marrë pjesë në aplikim janë:
- CV në formatin Europass
- Listë notash në gjuhën angleze
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Kopje e Pasaportës/ID
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet deri më datë 22 Nëntor 2022 nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe abani@ubt.edu.al