Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe West Scotland University, UK, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022. Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Masterit Shkencor (Mbrojtje Bimësh) Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, për 3 muaj qëndrimi me qëllim përgatitjen e një pjese të eksperimentit të diplomës në fushën e entomologjisë bujqësore (repellentet) dhe toksikologjisë së pesticideve. Për më shumë shikoni linkun: https://www.uws.ac.uk/international/
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve MSc janë: afati: 3 Mars 2022
- Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
- CV
- Listë e përditësuar e notave
- Letër Motivimi
- Certifikatë zotërimi të gjuhës angleze.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues, bazuar ne dokumentacionin e dorëzuar dhe intervistat.
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.