Ftohen studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, degët Bachelor dhe MSc
“Teknologji AgroUshqimore” të aplikojnë për t‘u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+
me Hungarian University of Agriculture and Life Sciences, Hungari.
Aplikimet mbyllen me 11/11/2022 për kandidatët që duan të lëvizin gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2022-2023.
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:
- Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
- CV
- Listë e përditësuar e notave
- Letër Motivimi
- Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze (minimumi nivel B1/opsionale)
të cilat duhet të dërgohen në adresën elektronike: esherko@ubt.edu.al ose apeculi@ubt.edu.al