Në kuadër të projektit Erasmus + midis “Justus Liebig Universitat Giessen” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim stafi, për Semestrin e dytë 2021-2022, në Giessen, Gjermani.
Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 2 staf akademik për mësimdhënie dhe 2 staf për trainim.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV
- Learning Agreement
Afati i fundit për aplikim është: 27 Shkurt 2022
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.