NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis Univeritetit “Justus Liebig” në Giessen Gjermani dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet Thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh, për Semestrin e dytë 2023-2024 në Giessen, Gjermani.
Në këtë projekt mund të aplikojnë studentë te Vitit të Dytë dhe Tretë të nivelit të parë të studimeve (Bachelor) si dhe studentë të nivelit të dytë (Master Shkencor) të Fakulteteve të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Bioteknologjisë Agroushqimore, si dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Studentët do të kryejnë studimet për një semestër pranë universitetit Justus Liebig”, Giessen Gjermani. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve aplikues. Ky rankim i dërgohet partnerëve gjermanë.
Afati i fundit për aplikim është: 13 Nëntor, 2023
Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
- Listë notash;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- CV në gjuhën angleze;
- Vërtetim studenti
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në
adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al
dhe ahoda@ubt.edu.al