NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus+ midis Hochschule Hannover, Gjermani dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja
për aplikime për shkëmbim studentësh për Semestrin e Dytë 2023-2024 (Semestri i Verës), në Hannover, Gjermani.
Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU). Thirrja është e hapur për 2 (dy) kuota për të zhvilluar praktikën profesionale për një periudhë kohore 2 – 3 mujore.
Nga ana e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:
§ Letër motivimi në anglisht
§ Lista e notave
§ CV në anglisht (Formati Europass)
Afati i fundit për aplikim është data 29 Prill 2024.
Dokumentacioni i kërkuar do duhet të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe apeculi@ubt.edu.al
Për më shumë informacion na vizitoni pranë zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në UBT.