NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “University of Economics in Katowice” Poloni, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për Semestrin e parë 2024-2025.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit;
Niveli
Bachelor dhe Master.
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Informacione te detajuara mbi ofertën akademike mund te gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ue.katowice.pl/en/exchange-students/study-offer.html
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Katowices:
– Vërtetim studenti;
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Afati i aplikimit: 13 Maj 2024
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe
ipagria@ubt.edu.al.
Thirrje Katowice 2024