Thirrje për aplikim në Institutin Agro Montpellier, Francë


Hapen aplikimet për Junior Research Lab në Institutin Agro Montpellier, në jug të Francës.

Kursi 2-mujor është një mundësi për të mësuar dhe praktikuar kërkimin në fushën e bujqësisë.

Ai përfshin rishikimin e literaturës, të menduarit kritik dhe krijues, eksperimentin e projektimit, marrjen e të dhënave, analizën e të dhënave dhe shkrimin shkencor.

Kursi ofrohet për studentët e nivelit Master dhe Doktoraturë për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Datat e zhvillimit të programit janë 28 prill – 28 qershor 2023

Përpara aplikimit studentët duhet të shohin në faqen elektornike të Institutit Agro Montpellier nëse fushat e tyre të kërkimit përputhen me fushat e përfshira në këtë Institut. Linku i faqes është bashkëngjitur: https://www.institut-agro-montpellier.fr

Afati i aplikimit është deri në datën 7 dhjetor 2022 në adresën e email-it: erasmusoffice@ubt.edu.al

Njoftim për bursa Erasmus + me Universitetin Cordoba, Spanjë