NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Warsaw University of Life Sciences – SGGW” Poloni, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025, në Varshavë, Poloni.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë të cilët janë aktualisht të regjistruar në ciklin Master i Shkencave.
- Catalogue of English-taught courses – link
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike.
Afati i aplikimit: 15 Maj 2024
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
– Vërtetim studenti
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
– Fotokopje pasaporte.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe ikapaj@ubt.edu.al