NJOFTIM
Në kuadër të projektit Erasmus + Ka171 midis Univeritetit të Tuscias, Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për semestrin e dytë 2023-2024.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentët e nivelit Bachelor të Fakultetit të Shkencave Pyjore.
Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
- Listë notash;
- Letër motivimi në gjuhën angleze ose italiane;
- CV në gjuhën angleze ose italiane;
- Vërtetim studenti
Afati i dërgimit të dokumentacionit është deri më datë 19/12/2023.
Dokumentat mund të
dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al
Thirrje Viterbo