Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit (FBU). Thirrja është e hapur për 4 (katër) kuota për të zhvilluar praktikën profesionale për një periudhë kohore 2 – 3 mujore.
Për t’u njohur më mirë me Universitetin, dhe Fakultetin pritës (Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Ushqimit), studentët mund të vizitojnë lidhjet më poshtë:
§ Faqja web e Universitetit pritës: www.upwr.edu.pl/en/
§ Faqja web e Fakultetit pritës:https://wbinoz.upwr.edu.pl/en/
Nga ana e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:
§ Letër motivimi në anglisht
§ Lista e notave
§ CV në anglisht (Formati Europass)
Afati i fundit për aplikim është data 11 shkurt 2024.
Dokumentacioni i kërkuar do duhet të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe fhoxha@ubt.edu.al, e në CC ksulaj@ubt.edu.al.
Për më shumë informacion na vizitoni pranë zyrës së Projekteve dhe Kërkimit në UBT.
Thirrje Wroclaw, Poloni