Në kuadër të projektit Erasmus+ Mobility midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ciheam-Iam Montpellier, ekspertja e metodave të Mësimdhënies Mailys Luye, zhvilloi një cikël trajnimesh me temë “Inovacioni pedagogjik dhe tendencat për të ardhmen” në datat 10-14 qershor 2019. Të pranishëm në këtë cikël trajnimesh ishin pedagogë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, të Shkencave Pyjore , të Ekonomisë dhe Agrobiznesit etj.
Gjatë këtij takimi u trajtuan format e reja të pedagogjisë universitare të cilat synojnë rritjen e pjesëmarrjes së studentëve në procesin mësimor si edhe aplikimi i intrumenteve të reja dhe novatorë në përshtatje me ciklin e studimeve dhe pritshmëritë e studentëve. Ekspertja Mailys Luye, orgaizoi takime specifike me pedagogët pjesëmarrës për të mundësuar zgjidhje të personalizuara për problemet që lidheshin me procesin përgatitjes së moduleve të tyre ose përmirësimin e tyre.
in Erasmus *