VENDIM
Nr. 14 _ Dt 02.05.2024
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, referuar nenit 18, pika 1, të Rregullores së Zgjedhjeve "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT", për anëtarët e stafit akademik dhe studentët që duan të kandidojnë për autoritete dhe organe drejtuese në UBT, të cilët për arsye të argumentuara ligjërisht, të mbështetura me dokumentacion përkatës, nuk janë të pranishëm gjatë periudhës së shpallur dhe të publikuar për regjistrimin e kandidatëve:
VENDOSI:
Të udhëzojë që:
1. Këta persona të tërheqin më përpara formatet e miratura të kërkesës për regjistrim dhe deklarimeve pranë KIZ dhe KZF-ve përkatëse,
2. Pasi të kenë kompletuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për kandidim sipas nenit 25 të Rregullores së Zgjedhjeve të dërgojnë me postë zyrtare dokumentacionin e mësipërm drejtuar Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Vendim 14