Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ), pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), ju bën me dije se procesi zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese, i zhvilluar në datë 21.06.2024, përgjatë orarit 08:00-16:00, u përmbyll me sukses.
Procesi i votimit u zhvillua në 7 Qendra votimi, të vendosura në 5 Njësi Kryesore të UBT-së. Në garë ishin 75 kandidatë (Personel Akademik dhe Student) për 54 pozicione autoritet drejtues dhe anëtar i Senatit Akademik i UBT-së.
Në këtë proces, patën mundësinë të shprehin qëndrimin e tyre 283 anëtarë të stafit akademik dhe 6034 studentë që vijojnë studimet në UBT.
Procesi zgjedhor ka vijuar normalisht dhe pjesëmarrja e trupës zgjedhore në votime ishte në nivele shumë të kënaqshme. Kështu, pjesëmarrja në votime e personelit akademik ishte 99.6%, dhe ajo e studentëve ishte 15.5%.
Dëshirojmë të falënderojmë për bashkëpummin dhe pjesëmarrjen në votime të gjithë studentët e UBT-së dhe gjithë stafin akademik, të cilët iu drejtuan kutive të votimit.
Gjithashtu, falënderojmë Administratën e UBT-së dhe stafin administrativ, për mbështetjen e pa kursyer në drejtim të infrastmkturës zgjedhore dhe në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Në mënyrë të veęantë, dëshirojmë ťju urojme suksese dhe mbarësi në detyrën e re, të gjithë Autoriteteve drejtuese në të gjitha nivelet dhe anëtarëve të Senatit Akademik të UBT-së.
Theksojmë që pjesëmarrja e Iartë në votime ishte shprehje e interesit, përkushtimit dhe mbështetjes e të gjithë frupës zgjedhore për zhvillimin e universitetit në 4 vjeęarin e ardhshëm në drejtim të edukimit, kërkimit shkencor dhe transferimit të njohurive, për një të ardhme evropiane, për ndërkombëtarizimin e tij, dhe për mbështetjen dhe realizimin e Marrëveshjes "BOKU - UBT 2030” e cila synon që të jetë UBT-në një universitet lider në rajon në fushën e shkencave të jetës.
Njoftim perfundim procesi zgjedhor UBT_KIZ